Tifozët kuqezi janë të mbledhur në qytetin gjerman ku do të luhet ndeshja e rëndësishme ndaj Spanjës. Ata kanë kënduar, vallëzuar dhe festuar me pasion, duke bërë për vete edhe kundërshtarët e tyre.
Policia gjermane ka kërkuar që tifozët të zhvendosen në zonat e lejuara për të siguruar që festa të vazhdojë pa ndërprerje. Shpresojmë që Shqipëria të gëzojë edhe në ndeshjen e ardhshme dhe të kualifikohet për fazën tjetër të kampionatit europian.