Euro 2024 | Spanja, skuadra më e fortë e grupeve

Faza e grupeve e Euro 2024 përfundoi dhe tashmë pas paraqitjeve të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, mund të bëhet edhe renditja e ekipeve më të forta.

Në vend të parë është Spanja, si e vetmja skuadër me një rekord 100% në fazën e grupeve. Duke marrë parasysh talentet në dispozicion të Luis de la Fuente, interesi është i madh për të parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë Niko Uilliams, Lamin Jamal apo Fabián Ruiz.

Në vend të dytë, Austria. Surpriza e ofruar nga trajneri Ragnik ka luajtur një futboll të shkëlqyer dhe ka qenë tërësisht argëtues për t’u parë, me fitoren e tyre 3-2 ndaj Holandës.

Gjermania është në vend të tretë. Ai barazim me Zvicrën ishte e vetmja njollë në turneun e të zotëve të shtëpisë. Danimarka në raundin tjetër, duket si një fitore e arritshme pas së cilës gjërat mund të bëhen vërtet interesante.

Në vend të katërt, renditen zviceranët të cilët ishin të pafat në barazimin ndaj Gjermanisë, por megjithatë do të jenë të kënaqur me vendin e dytë në Grupin A dhe do të shijojnë shanset e tyre kundër Italisë në raundin tjetër. Italia ishte në vend të 6, Gjeorgjia në të 8, Portugalia në të 10, Holanda të 11 ndërsa Anglia në të 13.

Ndër 24 skuadrat pjesmarrëse, Shqipëria renditet në vendin e 21. Kuqezinjtë erdhën si ekip premtues pas kualifikueseve, por rezultati më i mirë ishte barazimi 2-2. Fundi i renditjes sheh Kombëtaren, Serbinë, Çekinë dhe Skocinë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share