Shqipëria përballet me Spanjën, në një ndeshje ku kuqezinjtë mund të shkruajnë historinë. Përveç vendit të parë, gjithçka tjetër, është e hapur në Grupin B të Europianit.
Një fitore sot, do e afronte Shqipërinë me kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori.
Përballë do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si Spanja, me të cilët nuk njohim fitore dhe as barazim në tetë ndeshje, ku Shqipëria ka humbur gjithmonë.
Në Dusseldorf, pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, në një stadium të mbushur nga tifozët kuqezi.