Sot hapet raundi i dytë i ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Europian. Siparin e ngre pikërisht ndeshja Kroaci-Shqipëri, e konsideruar si një derbi ballkanik, dhe që të gjithë sytë i kanë tek kjo ndeshje e Grupit B, përfshirë edhe Italinë.
Sfida nis në orën 15:00 dhe luhet në Hamburg. Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.
Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore.
Si gjithmonë, ndeshjen e Kombëtares Shqiptare do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.
/tvklan.al