Përfaqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen e dytë në grupin I, në kadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘EURO 2024’. Kosova është nikoqirë e Andorrës.
Kosova pas barazimit me Izraelin 1-1, aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Grupin I, me vetëm një pikë të grumbulluar. Andorra në anën tjetër pozicionohen në vendin e pestë, më zero pikë të arkëtuara.
Ndeshjen e para kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 ndaj Izraelit, ndërsa, Andorra u mposht në shtëpi nga Rumania, me rezultat 2:0.
Në këtë përballje favorit cilësohen Kombëtarja e Kosovës, megjithatë befasitë nuk mungojnë në futboll, andaj lojtarët ‘Dardanë’ duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45.
Sonte në program janë edhe ndeshjet: Gjeorgji – Norvegji, Rumuni – Bjellorusi, Skotlanda – Spanja, Zvicra – Izraeli, Turqia – Kroacia dhe Uellsi-Lituania. Të gjitha ndeshjet e sontme fillojnë orën 20:45
Shaban Sinani /KlanMacedonia/