Në një deklaratë të fundit nga gazetari i njohur i sportit, Shaban Sinani në emisionin Euro Klan, u bënë të ditura statistikat mahnitëse të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit. Gjatë 12 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, janë shënuar plot 34 gola dhe një pjesëmarrje masive e tifozëve që arrin në 639 mijë.
Statistikat gjithashtu tregojnë një diversitet të golashënuesve ku çdo gol është realizuar nga lojtarë të ndryshëm, duke pohuar se talenti në fushën e lojës është i shpërndarë gjerësisht. Me vetëm dy autogola, dy penalti dhe një karton të kuq të regjistruar deri më tani, ky turne ka demonstruar njohuri teknike dhe disiplinën e lojtarëve.
“Statistikat flasin se deri tani për 12 ndeshje janë shënuar 34 golla, numri i tifozëve që kanë vizituar këto ndeshje është për tu lavdëruar dikundi 639 mij tifozë për këto 12 ndeshje.
Duke filluar nga grupi A Gjermania dhe Zvicra kanë nga tre pikë nëdrsa, Skocija dhe Hungarija nga asnjë pikë. Në grupi B Spanja dhe Italija kanë nga tre pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacija mbeten me zero pikë.
Grupi C Anglija tre pikë, Danimarka dhe Slovenija nga një pikë ndërsa Anglija pa asnjë pikë.
Në grupin D kryeson Franca dhe Holanda me tre pikë, Polonija dhe Austrija nga zero pik. Grupi E Rumanija dhe Sllovakija me nga tre pikë ndërsa Belgjika dhe Ukraina me zero pikë,
Grupi F Turqi Gjorgji që ishte një ndeshje shumë e mirë me rezultat 3-1, dhe Portugali-Çekija që përfundoi me rezultatin 2 me 1, ku Portugalia dhe Turqija kanë nga tre pikë.
Nga 34 golat që janë dhënë të gjithë kanë qenë golashënues të ndryshëm, asnjë nga golashënuesit nuk ka dhënë dy gola. Kemi dy autogola dhe dy penalti dhe një karton të kuq”, tha Sinani./tvklan.mk/