Kasam Selimi në lidhje të drejtpërdrejtë nga Berni për emsionin Euro Klan në lidhje me ndeshjen e sotme Zvicër-Angli, tha se ndeshja ishte e barabartë, por ndryshimet e vogla në performancën e dy ekipeve favorizuan Anglinë. Mungesa e lojtarit të njohur Shqirin ishte e dukshme, ndërsa penalltitë treguan se fati ishte në anën e Anglisë.
Selimi gjithashtu tha se Zvicra, megjithëse nuk arriti në gjysmëfinale, tregoi krenari për lojën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve.
“Fillim e ndeshjes Zvicër-Angli pjesën e parë e ndoqa në shtëpi, por pastaj dola të shoh se si përjetohet nga afër emocioni. Normal që ishim të dëshpëruar, por të jemi ralista dihet kapaciteti i Zvicër nuk është afër atij të Anglisë për nga kualiteti.
Anglia është një kombëtare krejtësisht ndryshe, mirpo në fund të fundit jemi krenarë për atë që ka bërë Zvicra në këtë Europian, sa larg ka shkaur dhe sa shumë ka luftuar ndaj kombëtareve të tjera. Edhe pse lojtarët mund të jenë të zhgënjyer se nuk arritën në gjysmë finale, ne sërish dolën dhe e mbështetën kombëtaren në ato kushte të vështira dhe me shi të rrëmbyeshëm që ishte aty me shi në Bern.
Ata janë krenar sepse Zvicra në pjesën sulmuese nuk ka lojtar sepse më të mirën e tyre e kanë treguar mesfusha dhe mbrojtja.
Gjithashtu mungesa e Shqirit ishte e dukshme, u vrejt menjëher kur hyri në fushë ku me një goditje këndi filloi të bënte ndryshim.
Si dhe penalltitë janë punë fati nuk vërtetojnë rezultatin e realtë, por fati deshi që Anglia të fitonte në këtë ndeshje”, tha Selimi/tvklan.mk/