Euro 2024: RMV-ja nisi përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Anglinë!

INTERESIM I JASHTËZAKONSHËM PËR NDESHJEN RMV – ANGLI MË 20 NËNTOR

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, nga dita e djeshme, zyrtarisht ka filluar fillon përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese  për “Euro 2924”, kundër Italisë më 17 nëntor në Romë dhe Anglisë më 20 nëntor, në Shkup.

Të ftuarit e Bllagoja Milevski mbrëmë në kampin stërvitor të FFM-së zhvilluan seancën stërvitore, ku munguan Elif Elmas dhe Aleksandar Trajkovski shkaku i obligimeve në klubet e tyre.

Atmosfera në grup është në nivelin e duhur  pasi Italia edhe Anglia janë kombëtare që motivojnë çdo futbollist.

Futbolistët Jani Atanasov dhe Darko Çurlinov premtojnë angazhim maksimal për të arritur rezultat pozitiv.

Na pret një ndeshje me Italinë, një ndeshje që pres të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Shkupit. Shpresojmë për sukses, duhet të jemi kompakt, të etur për sukses dhe sigurisht të përmbushim detyrat e seleksionuesit” – tha Jani Atanasov.

Edhe pse nuk kemi mundësi të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, do të bëjmë maksimumin, kështu do të jetë edhe këtë herë, kështu është sa herë që luajmë për Maqedoninë. Ne e dimë se çfarë fuqish botërore janë Italia dhe Anglia. Ne do të analizojmë kundërshtarët, nuk kemi çfarë të humbasim dhe thjesht duhet të luajmë me përkushtim maksimal” – deklaroi Darko Çurlinov.

Ndërkohë, mbretëron interesimi i madh për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Angli që do të zhvillohet më 20 nëntor në Shkup.

Nëpër rrjete sociale janë publikuar pamje të radhëve të gjata të futbolldashësve që presin për të siguruar biletën e çmueshme për këtë ndeshje.

Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje me çmim prej 400 dhe 600 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share