I ftuar në emisionin Euro Klan, Muzafer Livoreka ish futbollist, ka shprehur habinë e tij për performancën e Shqipërisë kundër Kroacisë. “Unë kam pritur diçka më shumë nga Krocia, por habinë na e sollën shqiptarët të cilët kishin një mobilizim të madh,” tha Livoreka.
Ai shtoi se ndonëse ndryshimet e lojtarëve nuk i plotësuan pritshmëritë, një pikë para Spanjës është një rezultat i rëndësishëm. Livoreka gjithashtu komentoi se nga Hysaj pritej më shumë dhe se kritikat që ai ka marrë janë të merituara. Duke theksuar rëndësinë e psikologjisë në futboll, ai tha se trajneri duhet të përdori një teori motivuese për të nxitur lojtarët.
“Jam habitur se si në minutat e para shqipëria moderonte lojën, duke e ditur që ekipet e mëdha nuk të lejnë hapsië. Edhe pse nuk jam i kënaqur me ndërrimet e lojtarëve më pas, por si përfundim një pikë është një kapital i madh para spanjës.
Nga Hysaj kam pritur pakë më tepër, dhe kritikat të cilat i ka marrë nga gazetarët dhe njerëzit kanë qenë me vend. Psikologjija është e futur në futboll, dhe trajneri duhet që ta mobilizojë ekipën me një lloj teorie që tu tregojë se ata janë në luftë. Edhe pse kombëtarja jonë pati një krizë kur u bë rezultati 2-1, por ne si popull që njihemi se kemi inat, e barazuam rezultatin”, tha Livoreka./tvklan.mk/