Euro 2024/ Jakupi: Turqia na befasoi me këtë fitore, zhgënjimin e morrën nga Austria e cila ishte favorite

Mensur Jakupi trajner futbolli i ftuar në emsionin Euro Klan, tha se në ndeshje e sotme Turqia triumfoi ndaj Austriës në Kampionatin Evropian të Futbollit. Edhe pse Austria ishte favoritja e parashikuar, Turqia tregoi lojë të guximshme dhe mori një fitore të merituar.

Ai tha se goli i hershëm i Turqisë ka krijuar presion psikologjik për Austriën, ndërsa kritikat për përzgjedhjen e lojtarëve nuk i penguan të fitonin.

“Austria ishte favorite pas asaj që tregoi pas fazës së grupeve, një nga reputacionet e pakta që treguan futboll cilësor. Në ndeshjen e sotme ndoshta nuk ishte në formën më të mirë, dhe Turqia qe në ofansivë dhe i dah avantazh goli i hershëm dhe shkak i ksaj Austria hyri në një presion psikologjik. Për Turqinë mund të themi se befasoi dhe mori një fitore të cilën e meritonte.
Edhe pse pati kritika për mënyrën e përzgjedhjes së lojtarëve por sërish Turqia fitoi, zhgënjim në këtë rast qe Austria”, tha Jakupi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share