Holanda u kualifikua në gjysmëfinalen e Europianit, me shumë vështirësi ndaj Turqisë. “Tulipanët” triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e turqve, falë golit të shënuar nga Akaydin në minutën e 35-të.
Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës ishte një tjetër histori. Holanda ia doli të shënojë dy herë, për të përmbysur rezultatin.
De Vrij barazoi shifrat në minutën e 70-të, ndërsa një autogol i Muldur në minutën e 76-të, i dha avantazhin skuadrës së Koeman.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht se Turqia i shkoi shumë afër barazimit. Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë.