EURO 2024: 17 kombëtare kanë siguruar kualifikim, sot dhe nesër do të mësohen edhe shtatë vendet tjera

Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm, teksa pjesa më e madhe e kombëtareve që do të marrin pjesë tashmë janë konfirmuar.
Evropiani do të zhvillohet në 10 qytete në të gjithë Gjermaninë, teksa mikpritësit synojnë ta kalojnë Spanjën për më shumë tituj në historinë e Kampionatit Evropian (tre).

Gjermania ka qenë për herë të fundit si nikoqire e vetme në vitin 1988 (në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore).

Kombëtaret e kualifikuara:

Gjermania (Nikoqiri)

Franca (Grupi B)

Belgjika (Grupi F)

Portugalia (Grupi J)

Spanja (Grupi A)

Skocia (Grupi A)

Turqia (Grupi D)

Austria (Grupi F)

Anglia (Grupi C)

Hungaria (Grupi G)

Sllovakia (Grupi J)

Shqipëria (Grupi E)

Danimarka (Grupi H)

Holanda (Grupi B)

Romania (Grupi I)

Zvicra (Grupi I)

Serbia (Grupi G)

Kush mund të kualifikohet ende në EURO 2024?

Grupi C: Ukraina pret Italinë në Leverkusen të hënën. Të dyja skuadrat janë me 13 pikë me Italinë që mban një avantazh +4 në diferencën e golave. Italia mundi Ukrainën 2-1 në shtëpi dhe mban barazimin në rast barazimi, kështu që Ukrainës i duhet një fitore.

Grupi D: Kroacia do të ballafaqohet me Armeninë që e ka në dorë fatin e saj me dy pikë avantazh ndaj Uellsit, i cili pret Turqinë tashmë të kualifikuar. Uellsit i duhet një fitore dhe një humbje ose barazim i Kroacisë, duke mbajtur një avantazh pasi mori 4 nga 6 pikët e kroatëve.

Grupi E: Çekia dhe Moldavia janë gjallë me përkatësisht 12 dhe 10 pikë. Moldavia duhet të mposhtë Çekinë jashtë për t’u kualifikuar. Çekëve u konvenon edhe një barazim.

Grupi H: Sllovakia pret Kazakistanin dhe do të kalojë me fitore ose barazim, ndërsa mysafirëve u duhet një fitore.

Shorti i grupeve për Evro 2024 është caktuar të hidhet më  2 dhjet

Lexo gjithashtu
Total
0
Share