Eskavatori iu hyn vilave në Batllavë, pamje nga rrënimi

Në Batllavë ka nisur rrënimi i vilave që janë ndërtime pa leje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fatri Zhitia, zëdhënës në Komunën e Podujevës.

Ai tha se rrënimi i vilave pa leje ka nisur sot në mëngjes dhe pritet të rrënohen pesë vila.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia për Ekspres.

Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share