Ka eskaluar protesta e sontme e opozitës që në nisjen e saj. Protesuesit në momentin që janë afruar sheshit Skenderbeu kanë dashur të futen drejt Çarshisë së vjetër ku edhe janë përplasur me disa persona.
Nuk kanë munguar gurrët e gjësende në drejtim të makinave, ndërsa janë dëgjuar edhe shkrepje në ajër me armë.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar protesuesit të cilët pastaj kanë vijuar ecjen drejt Kuvendit.
Kujtojmë se nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” qytetarë të nxitur nga opozita po protestojnë kundër “propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në .Demonstruesit sot kanë të paraparë të lëvizin nga Kuvendi në Qeveri, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë./Klanmacedonia/