Është liruar i arrestuari për kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit

Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili është ndaluar dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat ​​e Shkupit shkruajnë mediat në gjuhën maqedone, përcjell KlanM. Nga MPB thonë se kanë kontrolluar edhe shtëpinë e personit në fjalë.

“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Nikolla Naumovski, i cili u ndalua mbrëmë, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, të cilët mbrëmë në rrjetet sociale  njoftuan se personi në fjalë nuk është i lidhur me kërcënimet me bombë në shkolla.

Ndryshe edhe dje për të katërtën herë rradhazi kishte kërcënime për bomba në shkollat e mesme, pas atyre të javës së kaluar që u raportuan më pas si alarme të rreme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share