Është konfirmuar kandidatura e Milo Gjukanoviqit për president të Malit të Zi

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi në seancën e sotme ka konfirmuar kandidaturën për president të kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe presidentit aktual Milo Gjukanoviq.

U konstatua se dokumentacioni i paraqitur ishte i saktë dhe u konstatua vlefshmëria e 8.465 nënshkrimeve.

Përfaqësuesit e PDS-së kanë dorëzuar dje në KSHZ kandidaturën e Gjukanoviqit për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

KSHZ deri më tani ka përcaktuar kandidaturat për president të liderit të Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 19 mars, ndërsa kandidaturat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve duhet të dorëzohen deri sonte në mesnatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share