Paga mesatare për muajin janar ka qenë 39.542 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në janar të këtij viti është 39.542 denarë dhe në krahasim me janarin e vitit të kaluar është rritur për 16,5 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (27.8%), Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (19.2%) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (19.1%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Ndërtimtaria (10.9%), Industria përpunuese (4.9%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3.8%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit janar 2024, është 39. 542 denarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share