ESHS: Numri i personave të vdekur vitin e kaluar është rritur për 10.7%

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur është rritur për 10.7%, dhe krahasuar me vitin paraprak është 28 516 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm të personave të vdekur, numri më i madhë i tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 15 155 ose 53.1%. Numri i foshnjeve të vdekura është 85, ndërsa pjesmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.3% në 100 persona të vdekur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas muajit se kur ka ndodhë vdekja, numër më të madhë të rasteve janë regjistruar në muajin prill (3 212).

Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 71.6 vjeç, rrespektivisht 75.2 vjeç te personat e gjinisë femërore, ose për 3.6 vjeç më shumë se meshkujt.

Sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit, shkaqet kryesor të vdekjeve vijnë nga sistemi cirkular, sipas MKB-10 (shifra 100-199), edhe atë në 35.9% të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve,  pastaj rastet ku shkak I vdekjeve paraqitet COVID-19 (shifra U07) me 20.6%, neoplazmat (shifra C00-d48), edhe atë në 13.8%, me 5.8% marrin pjesë rastet ku si shkak për vdekje janë sëmundjet endokrine, nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90), ndërsa rastet ku si arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.2% nga numri i përgjithshëm të të vdekurve, vijojnë edhe persona tjerë të vdekur, por me një përfaqësim më të vogël.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share