Kurti: Targat “KS” nuk kthehen, reciprociteti do zbatohet
Për të gjetur një zgjidhje për reciprocitetin për dokumentet serbe dhe për çështjen e targave po vazhdojnë vizitën në Kosovë emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Grabiel Escobar.
Pas takimeve të ndara që zhvilluan Escobar e Lajcak me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të dy emisarët janë shprehur optimistë se nuk do të ketë trazira në veri pas datës 1 Shtator.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”.
“Jam shumë optimist dhe kjo është arsyeja pse jam këtu nëse nuk do të kishte zgjidhje nuk do të vija. Siç e thashë ishte një takim i rëndësishëm në substancë. Është herët të flasim për konkluzionet në këtë kohë, por ishte një takim shumë i mirë”.
Lajcak nuk foli për deklaratën e Kurtit i cili ka thënë se propozimi për targat neutrale ka ardhur nga ai. Edhe në takimin me presidenten Osmani kjo e fundit siguruar se Kosova është palë konstruktive dhe se asnjëherë nuk ka kontribuar në tensionime të situatës.
Lajcak e Escobar kanë takuar edhe krerët e partive opozitare ndërsa të enjten para nisjes për në Beograd pritet të vizitojnë veriun e Mitrovicës ku do të takohen edhe me përfaqësues të Listës Serbe.
Tv Klan