Erjona Emini fillon përgaditjet për Kampionatin Shtetëror të Karatesë

Karateistja Erjona Emini ka filluar përgaditjet për Kampionatin Shtetëror të Karatesë i cili do të mbahet në muajin tetor, ku do të marrë pjesë për kualifikim në garat Ballkanike Europiane në kategorinë e Kadetëve.
Erjona është pjesë e Klubit të Karatesë Shkëndija-Tetovë dhe ka marrë pjesë në shumë gara prestigjioze, me ç’rast ka fituar edhe medalje Ballkanike.
Njoftimi nga Klubi i Karatesë Shkëndija-Tetovë:
Anëtare e Klubit të Karatesë Shkëndija – Tetovë
Anëtare e Reprezentacionit të Federatesës Karatese Maqedonisë së Veriut.
Fituese e shumë medaljeve në gara prestigjioze, duke përfshirë edhe medalje Ballkanike, ku ka treguar aftësitë dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm.
Erjona është një frymëzim për shumë të rinj dhe të reja që merren me sport, sukseset e saj janë dëshmi e punës së palodhur dhe disiplinës që ka për sportin e karates. Me çdo medalje dhe pjesëmarje në gara prestigjioze ajo vazhdon të ngrejë emrin e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut në sportin e karatesë.
Tash jemi në fazën pregatitore për Kampionatin Shtetëror i cili mbahet në muajin Tetor 2025 që Erjona të kualifikohet në garat Ballkanike dhe Europiane në kategorine e kadeteve.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share