Erdogani mposht Kilicdaroglun, zgjidhet prapë President i Turqisë

Rexhep Tajip Erdogan është shpallur edhe një herë fitues i Zgjedhjeve Presidenciale në Turqi, duke e mposhtur kështu rivalin e tij Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan tash e nëntë vjet e udhëheq vendin si president, ndërkaq pjesë e udhëheqjes së shtetit ka qenë që 20 vjet.

Në vitet 1970 dhe 1980, Erdogan ishte aktiv në qarqet islamike, duke iu bashkuar Partisë pro-islamike të Mirëqenies.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa partia u rrit në popullaritet në vitet 1990, Erdogan u zgjodh si kandidati i saj për kryetar bashkie të Stambollit në vitin 1994, transmeton Klankosova.tv

Në vitin 2001, ai themeloi një parti të re, me rrënjë islamike, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), kun në vitin 2002 AKP fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe që atëherë ka qeverisur vendin.

Erdogan ishte kryeministër I Turqisë mga viti 2003 deri më 2014, duke kaluar pastaj po këtë vit në president të vendit.

Prej 2018-ës në Turqi presidenti është kreu i shtetit, i cili drejton edhe qeverinë. Zyra e kryeministrit nuk ekziston më.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share