Erdogan: Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO.

Këto komente, Erdogan i bëri pas një takimi që e pati me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ky i fundit javën e kaloi duke vizituar vendet e NATO-s për të kërkuar mbështetje përpara samitit që do të mbahet në Lituani javën tjetër.

“Pa dyshim, Ukraina e meriton të jetë në NATO”, tha Erdogan, teksa Zelensky u shpreh i lumtur me mbështetjen e Turqisë që Ukraina t’i bashkohet aleancës, shkruan CNN, transmeton KLankosova.tv.

Kujtojmë se Turiqa tashmë ka hequr dorë nga kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Finlandës në NATO qysh në fillim të këtij viti, por bllokada vazhdon për anëtarësimin e Suedisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share