Erdogan u jep para në dorë banorëve të goditur nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan është vënë në qendër të kritikave nëpër media e rrjetet sociale për shkak të një videoje ku shfaqet duke u dhënë para në dorë, banorëve të qytetit Adijaman, një prej zonave më të goditura nga lëkundjet shkatërrimtare të tërmetit të nisura më 6 Shkurt.

Paratë ua jep në dorë edhe fëmijëve. Kritikët thonë se Erdoan e bëri këtë veprim për të tërhequr vëmendjen përballë akuzave se ka keqmenaxhuar situatën e emergjencës, se ekipet e shpëtimit reaguan me shumë vonesa dhe se kanë shpërdoruar paratë e taksave për mbrojtjen ndaj tërmeteve që është në fuqi prej 24 vitesh.

Erdoan ka premtuar rindërtim në kohë rekord të mbi 300 mijë banesave të shkatërruara nga tërmetet. Të hënën një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 goditi Malatjan duke rrëzuar të tjera ndërtesa.

Nga 6 Shkurti deri më sot, numërohen mbi 10 mijë pasgoditje. Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në rreth 50 300.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share