Erdogan: Tërmetet si bomba atomike, numri i viktimave ka arritur në 35.418

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi është rritur në 35.418, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Gjithsej 13.208 të lënduar janë ende duke u trajtuar në spitale pas tërmeteve të javës së kaluar, shtoi ai.

Erdogani tha se puna e shpëtimit do të vazhdojë derisa personi i fundit të shpëtohet nga nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Sipas tij, rreth 250 mijë punonjës janë në terren në zonat e tërmetit.

“Çdo vend do të përballet me problemet me të cilat u përballëm në rast të një fatkeqësie të tillë natyrore”, tha Erdogani, duke i krahasuar tërmetet me një bombë atomike.

Erdogani tha se ndërtesat e shembura e kujtojnë Qeverinë në nevojën për rregulla më të rrepta të ndërtimit. Sipas tij, më shumë se 2.2 milionë njerëz janë larguar nga zonat e prekura nga tërmetet.

Tërmetet e 6 shkurtit, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter, prekën rëndë dhjetë qarqe në Turqinë jugore dhe juglindore, si dhe Sirinë fqinje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share