Erdogan sulmon Netanjahun: Të gjykohet si Millosheviqi!

PRESIDENTI TURK AKUZOI VENDET PERENDIMORE SE PO HESHTIN PER MASAKRAT QE PO NDODHIN NE GAZA

Presidenti turk Erdogan kërkon që kryeministri Benjamin Netanjahu  të gjykohet si kriminel lufte si Slobodan Milloshevic për luftën në Kosovë.

Pasi e  cilesoi Izraelin shtet terrorist , presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan shkon edhe më tej.

E konsideron kryeministrin izraelit Benjamin Netanju ‘kasapin e Gazës’  dhe kriminel lufte.

sinkron RECEP TAYYIP ERDOĞAN-PRESIDENT I TURQISE

Netanyahu, i cili përtej të qënurit Kasapi I Gazës është edhe kriminel lufte, sigurisht që do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Slobodan Millosheviqi”.

Sipas Erdogan ,Izraeli ka si synim të zgjerojë territorin e shtetit të vet.

sinkron RECEP TAYYIP ERDOĞAN-PRESIDENT I TURQISE

“Të mbrosh sot Gazën dhe Palestinën  është si të mbrosh Mekën, Medinën, Stambollin së bashku me Jerusalemin, të mbrosh Damaskun. , Bejruti, Bagdadi dhe qytete të tjera islame”.

Nga  sulmet e presidentit  turk nuk u kursyen as vendet perëndimore  të cilat i akuzoi se “mbështesin pa kushte Izraelin për të vrarë fëmijë”.

Këto deklarata Erdogan I bëri në  samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share