Pahor: Nëse lufta zgjat më shumë, tensionet mund të transferohen në Ballkanin Perëndimor
Presidenti slloven Pahor vlerësoi rolin e Erdogan për të zgjidhur konfliktet botërore si Ukraina dhe tani Kosova.
Sipas Pahor nëse lufta në Ukrainë zgjatet, tensioni mund të zbresë në Ballkanin Perëndimor.
Pritet që në 12 shtator, në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdogan të takojë liderët ballkanikë.
Më pas presidenti turk ka planifikuar vizita në vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova, Bosnja dhe Kroacia.
Ai dëshiron që t’u thotë të gjitha vendeve dhe liderëve në rajon që Ballkani meriton paqe, siguri dhe prosperitet.
Klan News