Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përgëzoi mikun e tij Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas asaj që ai tha se ishte një “betejë e madhe” pasi kandidati republikan shpalli fitoren më herët sot.
“Unë besoj se do të bëhen më shumë përpjekje për një botë më të drejtë në këtë epokë të re që filloi me zgjedhjen e popullit amerikan,” tha Erdogan në një njoftim në Rrjetin X, raporton Reuters.
Ai shtoi se shpreson t’i japë fund konflikteve dhe krizave aktuale rajonale, në radhë të parë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.