Erdogan kundërshton planin e Izraelit për të krijuar një zonë tampon të çmilitarizuar në Gaza

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka kundërshtuar planin e Izraelit për të krijuar një zonë tampon të çmilitarizuar në Gaza.

Ai u shpreh se diskutimi i një ideje të tillë është “mosrespekt ndaj palestinezëve”.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, Erdogan përsëriti gjithashtu se e ardhmja e Gazës duhet të jetë në duart e palestinezëve dhe mbrojti Hamasin si një forcë legjitime të rezistencës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti turk paralajmëroi Izraelin që të mos ndjekë çdo anëtar të Hamasit në tokën turke, duke thënë se do të “paguante një çmim të rëndë” për këtë.

Erdogan ka qenë një nga kritikët më të vendosur të Izraelit që nga shpërthimi i luftës në Gaza, kjo ndikoi që marrëdhëniet Izrael-Turqi të zbehen si anjëherë më parë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share