Erdogan: Izraeli kriminel lufte – Tel Avivi tërheq diplomatët nga Turqia!

QINDRA MIJËRA NJERËZ NËPËR BOTË SOLIDARIZOHEN ME PALESTINËN

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë tubimit më të madh pro-palestinez në Stamboll, deklaroi se Izraeli është okupator kurse Hamasi nuk është organizatë terroriste.

Këto komente Presidenti turk i bëri në prag të 100 vjetorit të Republikës sekullare të Turqisë.

“Izraeli haptazi bën krime lufte tashmë 22 ditë, por liderët perëndimor as që mund t`i bëjnë thirrje për armëpushim, e aq më pak të reagojnë. Do t`i themi gjithë botës se Izraeli është kriminel lufte. Ne bëhemi gati për këtë. Ju jeni okupatorët, pushtetuesit. Padyshim se cdo vend ka të drejtë të mbrohet, por ku është drejtësia? Kjo që ndodh në Gaza nuk është vetmbrojtje, por kasaphane”, ka thënë Erdogan.

Pas këtij fjalimi, Tel Avivi ka deklaruar se do t`i rishqyrtojë raportet me Turqinë. Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Koen, paralajmëroi tërheqjen e diplomatëve nga Turqia.

“Duke marrë parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, urdhërova tërheqjen e përfaqësive diplomatike që të rishqyrtohen raportet Izrael – Turqi” – ka shkruar në rrjetin social X, Ministri I Jashtëm I Izraelit, Eli Koen.

Ndërkaq, me qindra mijëra demostrues dje kanë marshuar rrugëve të shumë qyteteve në Evropë, Lindjen e Afërt dhe Azi në mbështetje të Palestinës.

Në Evropë, protesta të mëdha janë mbajtur nëpër rrugët e Kopenhagës, Romës dhe Stokholmit. Disa qytete franceze kanë ndaluar demostratat, duke druajtur nga trazirat sociale.

Protesta të mëdha janë mbajtur edhe në Njujork, në Indi dhe Malezi si dhe në kryeqytetin e Zelandës së Re, Velington./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share