Erdogan: Greqia figurante në lojën kundër Turqisë

Mitsotakis: Po marrim masat për t’i paraprirë ndonjë konflikti të mundshëm

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti turk akuzon Greqinë se po përdoret si vegël nga forca të tjera duke u bërë pjesë e një loje kundër Turqisë. Erdogan kërcënoi fqinjin se do ta paguajë shtrenjtë nëse nuk ndryshon qëndrim.

“Ne e kemi kuptuar se forca të tjera po e sulin Greqinë ndaj nesh dhe po e bëjnë pjesë të një loje. Problemi është se Greqia nuk e ka kuptuar që po luajnë me të. Ose më e keqja, del vullnetare për të qenë figurante në këtë lojë. Ju e dini, që kur luhet një filmi figuranti është ai që lodhet më shumë dhe nuk del dot kurrë në skenë. Këtë fat ka patur Greqia në të kaluarën. Nëse nuk e kupton gabimin, të njëjtin fat do të ketë edhe në të ardhmen”.

Ky reagim i Erdogan erdhi vetëm pak orë pas një deklarate të kryeministrit grek Mitsotakis, i cili në një intervistë i cili u shpreh se Greqia po merr masat për t’i paraprirë një konflikti të mundshëm me Turqinë. Mitsotakis garantoi qytetarët e tij se janë të sigurtë ndërsa tha se shpreson në rikthimin e Turqisë në dialog.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share