Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga gruaja e tij Emine, ka kryer obligimin e tij qytetar para pak çastesh.
Ai është parë duke arritur në shkollën e mesme Uskudar Saffet Celebi, për ta hedhur votën e tij në Stamboll.
Shumë qytetarë kishin dalë për ta përshëndetur derisa ishte nisur drejt qendrës së votimit i shoqëruar nga bashkëshortja.
Ai votoi në Uskudar që është një lagje fqinje të asaj ku jeton Erdgoan, pavarësisht se në raundin e parë në këtë qendër votimi nuk i kishte fituar shumicën e votave.
Kujtojmë që në raundin e dytë në garë janë presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan si dhe kundërkandidati Kemal Kilicdaroglu.