Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Qirjakos Micotaqis gjatë takimit dy orësh në Ankara nuk janë dakordërsuar për tre çështje.
Së pari sa i përket minoritetit turk në Greqi, ku Athina zyrtare e cilëson si fetar, si dhe për manastirin e Horës, që Turqia kërkon ta kthejë në xhami. Micotaqis kërkon që të mos ndryshohet ky objekt kulti.
Përplasja më e madhe ka qenë për Hamasin, ku Erdogan mohon ta quajë si organizatë terroriste, ndërsa për Micotaqis është e tillë. Dy liderët kanë rënë dakord për një takim të radhës me tyre.
Tv Klan