Erdhi në shitore por mbeti duarthatë – bacës Idriz ia ndalin ndihmën sociale!

“DJALI IM U PUNËSUA UNË MBETA PA ASNJË TË ARDHUR”

Erdhi për të blerë gjësende, por mbeti duar bosh. Idriz Qailit ia ndërprenë ndihmën sociale që e merrte, pasi djali i tij u punësua, e me automatizën nga Qendra sociale ia kanë ndërprerë ndihmën prej 10 mijë denarë. Vuan nga diabeti dhe mezi të hollat i dalin për të blerë gjësendet kryesore.

“Unë nuk kam të ardhura edhe jam me sëmundje kronike. Kam marrë ndihmë sociale edhe atë ma ndalën mbase hyni në punë djali, kam marrë 10 mijë denarë. Nuk kam mundur t’i blej gjësendet. Vetëm ilaçe marrë 1.700 denarë”, tha Idriz Qaili.

Tash edhe ndihmën ua ndalën?

Po pse ka hy djali në punë. Më thanë nuk të takon më”. 

Ai thotë që tash do ta ketë edhe më vështirë mbase produktet ushqimore do të shtrenjtohen edhe më shumë ndërsa të ardhurat janë të njëta.

“Gjërat më të lira. Makarona, kompira, sheqer, kafe. Mish të grirë për ndonjë pite, mish pule kur vjen ndonjë mysafir. Për gjërat më të shtrenjta nuk kemi”, tha Idriz Qaili.

Në disa markete që vizitoi Klan M çmimet e disa produkteve bazë mbetën të njëta, ndërsa pritet që qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në disa produkte ushqimore. Ndryshe qeveria ka paralajmëruar masa të reja anti-krizë që pritet të jenë aktive nga fillimi i nëntorit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share