Natën e sotme në spektaklin “Zemër Luana” e ftuar e aurores dhe moderatores Luana Vjollca ishte një nga personazhet më të përfolura të momentit, Albërija Hadërgjonaj.
E vendosur para sfidave, lojërave, pyetjeve, situatave, ajo nuk hezitoi me asnjërën prej tyre duke dhuruar një show të vërtetë. Këtë herë u vendos në siklet nga ish-velina e “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti.
Një nga pyetjet pikante që këngëtares iu bë ishte për lodrën e saj të preferuar lidhur nga hiti i saj “Jeta nuk është lodër” dhe pyetja ishte: “Albërije “Jeta nuk është lodër”, por cila është lodra jote e preferuar?”
Si një natyrë tepër sportive ajo zbulon lodrën e saj të preferuar duke thënë që është mikrofoni, por ky moment shkaktoi plot të qeshura në publik dhe mes të ftuarve. /tvklan.al