NUK KA INFORMACIONE KONKRETE PËR PRANINË E LAVROVIT
Maqedonia e Veriut ka kapacitete për të siguruar qëndrimin e të gjithë anëtarëve të OSBE-së në Samitin e ardhshëm, madje edhe Rusisë.
Por, nuk ka informacione konkrete nëse Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, do të udhëtojë në Shkup, kjo për shkakun e qëndrimit të prerë të OSBE-së për agresionin rus në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, si Kryesues i OSBE-së, paralajmëroi praninë e të gjithë ministrave, përfshirë këtu edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.
“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë niveli I besimit është zero dhe nuk mund të merret asnjë vendim. Ne propozuam një zgjidhje tjetër, që teknikisht mandati të vazhdohet edhe një vit të katërshes aktuale serisa nuk ndryshohen dinamikat në OSBE e të kthehet besimi” – tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Ambasadori amerikan në OSBE, Majkëll Karpenter, si pjesë e Forumit Rinor të OSBE-së në Shkup, ka deklaruar se vendimet duhet të merren me konsensus, por sic thotë, askush nuk do ta presë Lavrovin krahëhapur.
“Komisioni për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka problematizuar pjesëmarrjen e Lavrovit në shumë delegacione. Kjo mbetet kështu. Por, fundja, kjo organizatë është inkluzive dhe ka 57 vende anëtare” – tha Majkëll Karpenter, ambasadori i SHBA.
Konferenca Vjetore e OSBE-së në Shkup do të mbahet më 29 Nëntor dhe 1 Dhjetor, kurse sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Jashtme pritet të marrin pjesë rreth 1.000 delegatë. /KlanMacedonia/