Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut , futbollisti shqiptar nga Shkupi Enis Bardhi so në mesdit ka arritur në Turqi, ku gjatë kësaj pasditeje do t’iu nënshtrohet kontrollove mjekësore dhe më pas edhe zyrtarisht do të promovohet si futbollist i ri skuadrës turke Trabzonspor.
Sipas informamtave nga skuadra e re e Enis Bardhit, Trabzon do t’i paguajë Levantes 8 (tetë) milionë euro në tre këste për nënshkrimin e mesfushorit.
Pas mbritjes në Turqi ku është pritur nga fanasat e klubit dhe një numër i konsiderueshëm i mediumeve turke, futbollisti Enis Bardhi ka deklaruar
“Jam shumë i lumtur që do të jam pjesë e një ekipi kampion. Jam shumë i lumtur që jam këtu. E vetmja gjë që mbetet është që unë të zgjidh të gjitha detajet dhe më pas të takoj trajnerin tim të ri dhe bashkëlojtarët e mi të rinj. Kam ardhur këtu për të realizuar ëndrrën për tu paraqitur në Ligën e Kampionëve dhe sa më shumë suksese në skenën evropiane”, ka deklaruar Enis Bardhi.
Enis Bardhi nga viti 2017 ishte pjesë e skuadrës Levante në kampionatin e La Ligës spanjolle. /KlanMacedonia/