VMRO-DPMNE: ME KËTË SHTREJTIM QEVERIA KUNDËRSHTON RRITJEN E PAGAVE TË PUNËTORËVE
Shoqata Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut sot nëpërmjet një kumtese për media, ka njoftuar se, kanë ofruar çmim të energjisë elektrike të prodhuar nga 48 euro për megavat orë për periudhën korrik – dhjetor të këtij viti, që është shtatë euro më shumë se çmimi i gjashtëmujorit të kaluar, janar – qershor. Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se, korrigjimi i çmimi është në kontekst të rritjes enorme të çmimeve të energjensave në nivel global, si dhe mungesa e tyre, posaçërisht në periudhën e sezonit të ngrohjes.
“Kur analizohet çmimi i ofruar prej 48 euro për megavat orë, duhet të merret parasysh se, çmimet për energji elektrike në bursën HUDEX për periudhën korrik – dhjetor të vitit 2022 lëvizin mes 320 dhe 360 euro për megavat orë. Nëse SHA EMV përllogarit çmimin e tregut ndaj “EVN Houm”, atëherë çmimi përfundimtar për qytetarët do të ishte i përafërt me shifrat e çmimeve të bursës. SHA EMV edhe më tej përpiqet të mbajë çmim sa më të ulët dhe korrigjimet të jenë në korniza të asaj që është e domosdoshme për funksionim të kompanisë”, deklaruan nga SHA EMV
Nga VMRO – DPMNE kanë reaguar në lidhje për paralajmërimet për rritje të çmimit të rrymës. Sipas kësaj partie, qytetarët i presin çmime të reja shokuese dhe rritje drastike e çmimet të rrymës për mbi 20%. Nga kjo parti thanë se, kjo është rezultat i paaftësisë së pushtetit.
“Edhe çmimin për këtë sjellje të papërgjegjshme sot ne qytetarët do ta paguajmë me fatura jashtëzakonisht të larta për rrymë, ndërkaq në një situatë të këtillë Qeveria në vazhdimësi kundërshton rritjen e pagave të punëtorëve”, deklaroi Marija Miteva deputete e VMRO-DPMNE-së
Kujtojmë se, Komisioni Rregullator i Energjetikës në periudhën vijuese do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike të “EVN Houm”. Përcaktimi i çmimi të ri d të varet nga çmimi që kompania EMV do t’ia shesë rryem EVN-së, çmimit të sistemit përçues – operatori MEPSO, çmimit të operatorit në tregun e energjisë elektrike dhe çmimit të sistemit distribues./KLanMacedonia/