Empoli fiton, Berisha i pakalueshëm

Ekipi i Adreazzoli fiton derbin e Toskanës ndaj Fiorentinës me rezultatin 2 me 0

Empoli mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Fiorentinës me rezultatin 2-0 në javën e nëntë të Serie A. Nga mintua e parë luajti portieri kuqezi Etrit Berisha, i cili kontribuoi në këtë sukses të rëndësishëm kundër “vjollcëve”.

Berisha u dallua me pritjet e tij duke e mbajtur portën e paprekur. Djemtë e Andreazzoli-t e gjetën golin e parë në minutën e 21 të lojës falë Caputo-s.

Giasi shënoi rrjetën e dytë 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Berisha ishte i pagabueshëm sa herë u vu në provë nga “vjollcët”. Gonzales tentoi rrjetën dy herë, ndërsa kërcënim ishte edhe Mandragora. Portieri kuqezi e shpërbleu besimin e trajnerit Andreazoli që i beson vendin e titullarit.

Berisha bëri 7 pritje, 5 prej tyre ishin brenda zonës. Gardiani i përfaqësueses shqiptare ka luajtur në këtë sezon në 630 minuta në Serie A, ku ka pësuar edhe 13 gola ndërsa në tri sfida e ka mbajtur portën e paprekur.

Empoli shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Fiorentina u arrit në renditje nga Napoli në vend të katërt.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share