Kastro Zizo, artisti shumëdimensional që së fundmi po provon veten edhe në kërcim duke konkurruar në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”, mori një surprizë të këndshme gjatë spektaklit të kësaj të hëne. Djali i vogël i tij Dante hyri papritur duke i emocionuar të gjithë.
Kur Alketa Vjesiu i tregoi se një surprizë e bukur po e priste dhe i kërkoi Kastros t’i thoshte se kush mendonte se ishte ai u përgjigj, “Shpresoj të gjithë ata që më kanë lekë pa më dhënë…”, pasi nuk e priste që surpriza të ishte më e bukur se kaq, djali i vogël i Kastros hyri me lule në dorë për babin e tij. Vogëlushi nuk emocionoi vetëm Kastron por të gjithë teksa kërceu me babain e tij në skenë.
Pas kërcimit shumë të bukur të Dantes me Kastron ai dha edhe pikët për babain e tij dhe sigurisht e vlerësoi me 10 pikë. Dante kishte ardhur së bashku me nënë, e cila nuk pranoi të dilte në skenë, por që Kastro nuk ngurroi t’i shprehte dashurinë duke i thënë se ajo ka pasur rol shumë të rëndësishëm te “Kastroja i ri”.
Alketa Vejsiu: Kastro faleminderit për emocionet. Pash nusen tënde që refuzon të vij në skenë, por e ke shumë të mirë partneren dhe paskeni një çun shumë të bukur.
Kastro Zizo: Është një nga motivacionet e jetës dhe te ky Kastro i ri ajo ka një rol shumë të rëndësishëm. Zemër të dua shumë!/tvklan.al