Emetimet e gazit natyror të lëngshëm kërcënojnë ngrohjen globale

Një studim i ri vë në dukje se vëllimet e importit u rriten me 65% në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me 2021

Mbështetja në rritje e Evropës nga gazi natyror i lëngshëm po vjen me një kosto të lartë mjedisore, tregon një studim i ri. Sipas analizave të reja nga firma kërkimore norvegjeze Rystad Energy, prodhimi dhe transportimi i gazit natyror të lëngshëm është jashtëzakonisht intensiv.

Importet e gazit natyror të lëngshëm janë rritur në vazhdën e luftës në Ukrainë. Studimi i realizuar nga ekspertë të klimës tregon se prodhimi dhe transporti i gazit natyror të lëngshëm shkakton deri në dhjetëfish emetime të karbonit në krahasim me gazin e tubacionit. Ka shqetësime se përmbajta e lartë e karbonit në ajër mund të pengojë përpjekjet për të frenuar ngrohjen.

Udhëheqësit botërorë do të takohen në Egjipt javën e ardhshme për konferencën e klimës COP27, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë ka shpërqendruar përpjekjet për të ulur karbonin. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, shqetësimet mbi furnizimet me energji kanë parë një rritje të paprecedentë në importet e gazit natyror të lëngshëm. Të dhënat tregojnë se vëllimet e importit u rritën me 65% në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2021.

Eksperti Patrick King nga kompania norvegjeze Rystad tregon se deri në fund të vitit të ardhshëm, nëse Rusia mbyll plotësisht rubinetat e gazit do të ketë një shtesë prej 35 milionë tonë të emetimeve të dioksidit të karbonit në krahasim me vitin 2021.” Kjo sipas Patrick është i barabartë me shtimin e rreth 16 milionë makinave në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për dy vjet. Aktivistët mjedisorë janë të shqetësuar se përdorimi i gazit natyror të lëngshëm për energji mund të shkaktojë pasoja katastrofike në të ardhmen.

Gjermania po ndërton terminale të reja me gaz natyror të lëngshëm dhe kjo sipas eksperëve është vërtetë e frikshme. Një problem tjetër me këto importe është origjina e tyre pasi rreth 16% e lëngut vjen nga Rusia. Në blerjen e këtij gazi nga Rusia, Britania e Madhe dhe Evropa jo vetëm që po ndihmojnë në financimin e pushtimit të Ukrainës, por gjithashtu po e bëjnë më të vështirë fitimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share