Emery i PSG-së, vendos rekord në historinë e Ligës së Kampionëve

Warren Zaire-Emery hyri në histori të Ligës së Kampionëve Mesfushori francez u bë futbollisti më i ri në moshë që starton në një ndeshje të fazës eliminatore të kësaj gare.

Zaire-Emery ishte titullar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Bayern Munichit, të vlefshme për 1/8 e finales, që u fitua nga “Bavarezët” me rezultatin minimal 0:1.

Ai shkroi historinë, duke qenë titullar në një ndeshje të tillë vetëm 16-vjeç e 343 ditë. Warren Zaire-Emery luajti në këtë ndeshje për 57 minuta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share