LSDM-ja opozitare vazhdon të hedh dyshime në opinion për kualifikimin e drejtorit të ti ASK-së. Nga kjo parti thone se Hristvoski ka pesë vite përvoje menaxheriale, por mungojnë prova të qarta për aktivitetin e tij në DSK gjatë periudhës 2012-2017. Një tjetër çështje shqetësuese, sipas tyre, është certifikata e gjuhës angleze TOEFL, që Hristovski ka bashkangjitur në biografinë e tij, e cila është marrë në Pllovdiv, Bullgari. Sipas informacionit të publikuar në faqet zyrtare të TOEFL, nuk ka qendra testimi në këtë qytet, duke e bërë të dyshimtë validitetin e dokumentit të tij.
“Madje edhe ato që nuk punojnë janë të listuara në këtë faqe interneti. Në Bullgari ka qendra testimi TOEFL në 6 qytete, por jo në Plovdiv. A gënjen Hristovski në biografinë e tij? A ka Hristovski dokument real për njohjen adekuate të gjuhës angleze siç e kërkojnë kushtet e veçanta ligjore? A ka 5 vite përvojë në pozicione drejtuese dhe a i plotëson fare kushtet ligjore? Plani i VMRO-DPMNE-së për instalimin e kuadrove partiake me çdo kusht, partizimin dhe keqpërdorimin e institucioneve nënkupton shkatërrim të plotë të strukturave të sigurisë” – thonë nga LSDM.
LSDM kërkon tërheqjen e menjëhershme të Hristovskit dhe hapjen e një procedure të re transparente për zgjedhjen e drejtorit të ri të ASK-së, në përputhje me të gjitha rregulloret dhe normat ligjore,”.
Nërkaq, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se zgjedhja e Bojan Hristovskit shënon një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të integritetit dhe profesionalizmit në këtë agjenci. Sipas tyre, Bojan Hristovski I plotëson të gjitha kushtet dhe se nuk është zyrtar partiak.
“Kujtojmë gjithashtu se SDS-ja e bëri partizim në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, kur emëroi si drejtor Mile Zeçeviqin, i cili dikur ishte zyrtar i lartë i partisë, e më pas u bë sekretar i përgjithshëm i saj. Megjithatë, për dallim nga emërimet partiake të SDS-së, për VMRO-DPMNE-në prioritet është ekspertiza, profesionalizmi dhe kompetenca e stafit. Zgjedhja e Bojan Hristovskit për drejtor të ANB-së është një hap drejt kthimit të profesionalizmit dhe integritetit në shërbimet e sigurisë, të cilat do të punojnë për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe pavarësinë e shërbimeve” – thonë nga VMRO.
Ndryshe, Bojan Hristovski ka qenë ish-kundërzbulues, ka punuar në MPB, kurse ende është aktiv në funksionin partiak si Kryetar I Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së në Shkup. /tvklan.mk/