Emanuel Mbende dhe Oguzan Ajdogan dy emra të ri në ekipin e Gostivarit

Klubi i futbollit Gostivari tanimë disa ditë është duke punuar intensivisht në kuadër të fazës së pare të përgatitjeve për sezonin e ri 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor. Krahas përgatitjeve ekipi që drejtohet nga trajneri Muarem Muarem është duke e kompletuar ekipin edhe me futbollist cilësor. Kështu që pas Mevlan Muratit, Darko Glishiqit, Kostadin Çeshmexhievit dhe Marko Simonovskit në Gostivar kanë zbarkuar edhe dy emra të njohur të futbollit bëhet fjalë për qendër mbrojtësin 28 vjeçar Emanuel Mbende me shtetësi gjermane i cili vinë nga skuadra italiane Monterosi i cili ka dalë nga kategoritë e reja të gjigantit gjerman Borusija të Dortmundit.

Prurja tjetër e fundit është sulmuesi i krahut Oguzan Ajdogan 27 vjeçar me shtetësi turke i cili ka qenë pjesë shkollës së futbollit në Borusija Dortmund , ka luajtur në Alemanija Ahen dhe në Turqi, ndërkaq klubi I tij I fundit ishte Duzçespor.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share