Elsa Lila njofton rikthimin në muzikë

Disa muaj pas skandalit, për përfshirje në një bandë kriminale

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare,  Elsa Lila është rikthyer në rrjete sociale disa muaj pas arrestimit të saj nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafik  droge.

Rikthimi i këngëtares në llogarinë e saj zyrtare në Instagram erdhi bashkë me një lajm për rikthim në muzikë.

Ishte vetë Elsa Lila  ajo që ka publikuar një fotografi ku shihet në një studio muzikore teksa thotë se po punon për një projekt të ri. “Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila në mbishkrimin e fotos që u pasua nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa foto nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share