Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja për ta blerë Twitter

Elon Musk dëshiron t’i japë fund marrëveshjes së tij prej 44 bilionë Dollarësh për të blerë Twitter, pasi sipas tij kontrata ka disa devijime. Lajmi është kthesa më e madhe e sagës të gjatë së njeriut më t pasur në botë, i cili ka që në Prill që përpiqet të mbyllë marrëveshjen.

Musk tha se u tërhoq nga kontrata për shkak se Twitter nuk i ka bërë të ditur informacionet lidhur me llogaritë false dhe të sajuara. Twitter thotë se planifikon të ndërmarrë veprime ligjore për të përforcuar marrëveshjen.

Bordi i Twitter është i përkushtuar ndaj përmbylljes së marrëveshjes me kushtet dhe çmimin e përcaktuar nga zoti Musk”, shkroi kryetari Bret Taylor në një postim, që duket se i paraprin një beteje të gjatë dhe të tensionuar ligjore.

Kontrata origjinale e shkrirjes përmban një pagesë prej 1 bilionë Dollarësh në rast ndarjeje të palëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share