X, i njohur më parë si Twitter ka riaktiviziuar llogarinë e Kanye West. Sipas një deklarate që kompania ka dhënë për “Wall Street Journal”, reperi nuk do të mundet të përfitojë para nga llogaria e tij si dhe nuk do të shfaqen reklama përkrah postimeve.
Që prej rikthimit, Kanye nuk ka postuar asgjë në llogarinë e tij. X dhe Musk ende nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë veprim.
Llogaria e Kanye u pezullua në muajin Dhjetor për shkelje të rregullave të platformës duke nxitur dhunë. Pezullimi ndodhi pas disa postimeve ofenduese ndja hebrenjve që më pas i kushtoi edhe marrëveshjen me Adidas.
Gjthashtu në muajin Mars,llogaria në Instagram e West u pezullua për 24 orë për shkak të komenteve raciste ndaj komedianit Trevor Noah./tvklan.al