Elon Musk kërkon që stafi të punojë me orë të gjata ose të largohet

Miliarderi është shprehur se kjo është e vetmja mënyre që kompania Twitter të ketë performancë të jashtëzakonshme

Kompania Twitter po përballet me vendime shumë të vështira që pas blerjes nga miliarderi Elon Musk.

Ky i fundit Elon Musk i ka bërë të ditur stafit të Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me orë të gjata ose përndryshe të largohen nga kompania. Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës së mediave sociale tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raporton Washington Post .

Në emailin e tij drejtuar stafit, Musk tha se Tëitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë” në mënyrë që të ketë sukses. “Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese,” tha ai. Punëtorëve iu bë e ditur se duhet të aplikojë nëse duan të jenë “pjesë e Tëitter-it të ri”.

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter të largohen, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë. Sipas tij kjo ishte e vetmja zgjidhje pasi kompania po humbte 4 milion Dollarë në ditë. Musk ka fajësuar grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve për rënie masive të të ardhurave.

Një mori drejtuesish të lartë të Tëitter kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen pas blerjes së firmës nga ana e tij. Elon Musk ka deklaruar se do të gjejë një drejtues të ri për të drejtuar kompaninë e mediave sociale.

Musk i bëri komentet ndërsa dëshmonte në një gjykatë në Delaware për t’u mbrojtur kundër pretendimeve se paketa e tij e pagave prej 56 miliardë Dollarësh në Tesla Inc (TSLA.O) bazohej në objektivat e performances. Investitorët e Teslas siç shkruan Reuters kanë qenë gjithnjë e më të shqetësuar për kohën që Musk po i kushton Twitter.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share