Elon Musk: Bota ka ende nevojë për naftë dhe gaz

Miliarderi Elon Musk thotë se bota duhet të vazhdojë ende të nxjerrë naftë dhe gaz, duke krijuar gjithashtu burime të qëndrueshme të energjisë.

“Realisht mendoj se duhet të përdorim naftë dhe gazin për një afat të shkurtër, sepse përndryshe qytetërimi do të shkërmoqet”, ka thënë themeluesi i Tesla në një konferencë shtypi.

“Një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur ndonjëherë bota është tranzicioni drejt energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshme. Për këtë do të duhen disa dekada”, deklaroi Musk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur nëse Norvegjia duhet të vazhdojë të bëjë shpime për naftë dhe gaz, Elon Musk u shpreh pozitiv rreth kësaj nisme. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share