MINISTRI LLOGA NË TURQI
Një delegacion që do të udhëhiqet nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 8 shkurt do të qëndrojë në Turqi ku do të ketë takime me përfaqësues zyrtar turk, kurse një ndër cështjet që do të diskutohet është edhe ekstradimi i Lupço Palevskit, I dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Kryeministri Talat Xhaferi gjatë një interviste për MIA-n deklaroi se nuk dëshiron të prejudikojë nëse këto bisedime do ta përshpejtojnë ekstradimin e Palevskit, por theksoi se është e domosdoshme komunikimi I drejtpërdrejtë dhe personal për të parë se cfarë duhet të bëhet.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se Ministri Lloga në Ankara do të takohet me homologun e tij turk, kurse janë paraparë edhe takime me Kryeparlamentarin, Kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese si dhe me përfaqësues të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik.
Ministria e Drejtësisë thotë se nuk mund të ndajnë informacione zyrtare se kur mund të ndodh ekstradimi I Palevskit, kurse sa kohë ai mund të qëndrojë në Turqi është cështje e autoriteteve turke.
Sipas tyre, kur Palevski të mbërrijë në vend do të dërgohet në burg konform vendimit të gjykatës me cka do të nisin procedurat para organeve gjyqësore. /tvklan.mk/