Sipas të dhënave paraprake të Entit shtetëror të statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – qershor të vitit 2022, është 252 736 573 mijë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 20.3% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar – qershor të vitit 2022, është 368 519 565 mijë denarë, që është për 28.7 % më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar- qershor të vitit 2022, është 115 782 992 mijë denarë. Mbulimi i importit me eksport, në janar- qershor të vitit 2022, është 68.6 %.
Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eskport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulset nga nëngrupa 821.1 dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëgurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial. Në periudhën janar – qershor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Sërbinë dhe Bullgarinë.
Këmbimi tregtar i shprehur në euro dhe dollarë amerikan
Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – qershor të vitit 2022, është 4 097 486 mijë euro dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 20.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 5 974 699 mijë euro, që është për 28.7 % më shumë, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar – qershor të vitit 2022, është 1 877 213 euro. Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar – qershor të vitit 2022, është 4 476 298 mijë dollarë amerikan dhe shënon rritje prej 9.0 % krahasuar me të njejtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 6 529 750 mijë dollarë amerikan, që është për 16.7% më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar – qershor të vitit 2022, është 2 053 452 dollarë amerikan.